Lautaro Martinez po shijon një super moment, me kombëtaren e Argjentinës në Copa America.
26-vjeçari ka arritur të shënoj dy gola mbrëmë në fitoren e Argjentinës ndaj Perus me rezultat 2-0, shkruan Arbresh.info,
Ai deri më tani ka realizuar katër gola pas tri ndeshjeve në fazën e grupeve dhe ka realizuar ndaj tre kundërshtarëve.
Pas ndeshjes u shpreh shumë i lumtur për faktin që ka shënuar në tre ndeshjet e fazës së grupeve.
“Jam i lumtur sepse arrita të shënoj në të tre ndeshjet e fazës së grupeve, por edhe për faktin që ndihmova skuadrën dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Siç e thashë edhe pas ndeshjes kundër Kilit, unë erdha këtu pas një sezoni të mrekullueshëm me Inter-in dhe ndihem mirë, u ndjeva i gatshëm dhe ja ku jam. Mungesa e Messit? Ne e dimë se çfarë do të thotë Leo për ne, për mua dhe për të gjithë grupin. Ai është kapiteni ynë, ka vuajtur shumë duke mos luajtur në këtë ndeshje, por shpresoj që të shërohet sa më shpejt. Kundërshtari i radhës? Ka shumë skuadra që luajnë mirë, si Kolumbia dhe Brazili që është gjithmonë favorit për shkak të lojtarëve që ka. Por, ne duhet të bëjmë punën tonë. Le të vazhdojmë kështu dhe ta përballojmë çdo ndeshje ashtu siç duhet”- përfundoi Lautaro Martinez.
Argjentina në çerekfinale do të përballet me skuadrën e cila zë pozitën e dytë në grupin B./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...