Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me projektin e homologut amerikan, Joe Biden. Këtë deklaratë e bëri gjatë mbledhjes së qeverisë në Jerusalem.
“Nuk ka asnjë ndryshim në pozicionin e Izraelit në lidhje me projektin e mirëpritur nga presidenti Biden. Dhe sot të gjithë e dinë një të vërtetë të thjeshtë: Hamasi është e vetmja pengesë për lirimin e robërve tanë. Me një kombinim të presionit politik dhe presionit ushtarak, dhe mbi të gjitha presionit ushtarak, ne do t’i kthejmë të gjithë, të gjithë 120 të rrëmbyerit tanë, të vdekur dhe të gjallë”, tha ai.
Më pas Netanyahu përsëriti se Izraeli nuk do ta “ndalojë luftën derisa të ketë arritur të gjitha objektivat e tij”. Si objektiva, Netanyahu konfirmoi eliminimin e Hamasit, kthimin e të gjithë pengjeve, premtimin se Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin dhe kthimin e sigurt të banorëve në shtëpitë e tyre në jug dhe veri të vendit, ku ka konflikt me Hezbollahun libanez.
“Për këdo që dyshon për arritjen e këtyre objektivave, e përsëris: nuk ka asgjë që mund ta zëvendësojë fitoren. Ushtarët tanë nuk ranë kot”, shtoi Netanyahu./abcnews.al
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...