Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Velipojë, ku një 33-vjeçar pas konfliktit, i ka drejtuar armën kuzhinierit.
Policia bën me dije se 33-vjeçari kur konstatoi se po vinin blutë, ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi.
Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Pulaj-Plazh, ku rezultoi se në lokalin me administrator shtetasin E. F., kishte ndodhur një konflikt i çastit mes shtetasve E. H., 20 vjeç, kamarier i lokalit dhe shtetasit A. F., 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, kuzhinier i lokalit.
Në konflikt ishte përfshirë dhe shtetasi E. I., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili kishte kanosur me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ndërsa vijon puna për kapjen e 33-vjeçarit./tch
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...