Euro 2024 do të vazhdoj sot me dy ndeshje shumë interesante që janë në program për tu zhvilluar në kuadër të 1/8 së finales.
Në fakt në fushë zbresin dy nga favoritët e mëdhenj për ta fituar trofeun, Anglia dhe Spanja.
Kombëtarja e Anglisë do të përballet me Sllovakinë me fillim nga ora 18:00 në Veltins Arena në Gelsenkirchen.
Tre Luanët pasi kanë kaluar grupin pa shkëlqim, kërkojnë fitore me lojë të bukur ndaj Sllovakisë e cila futet në këtë takim për të shkaktuar befasi.
Befasinë më të madhe në fazën e grupeve e shkaktoi Gjeorgjia, por tani kjo kombëtare do të përballjet me favoritin e madh për trofeun, Spanjën.
Spanja është favorit absolut në letër dhe kërkon që ta fitoj këtë takim për të kaluar tutje, derisa gjeorgjianët janë të motivuar pas kalimit të grupit të shkaktojnë një tjetër befasi.
Dueli mes Spanjës dhe Gjeorgjisë zhvillohet në RheinEnergieStadion në Koln me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...