Një incident zjarri ka ndodhur në orët e para të së dieles në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Lidhur me rastin ka dhënë detaje komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
Gashi për Arbresh.info tha se zjarrfikësit ndërhynë me kohë në atë zonë, duke e fikur zjarrin.
“Zjarri kishte përfshirë disa gjëra të cilat nuk di se përse përdoreshin, por në parim dukeshin si mbeturina. Zjarri ishte minimal sepse me kohë kishin reaguar Stafi i institutit me aparata për fikje të zjarreve fillestare. Ne e fikëm atë të tërin”, tha ai.
Incidente të zjarrit pati disa herë gjatë vitit të kaluar në IML./Arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje