Mëngjesin e sotëm në veri të vendit janë vendosur disa pankarta me fotografinë e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Në këto pankarta, bashkë me foton e Vuçiqit është shkruar edhe mesazhi “Komandant Suprem, ju presim”.
Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në në rajonin e veriut.
“Në disa lokacione të 4 komunave në veri të vendit janë shpërndarë pamflete me foton e kryetarit të Serbisë. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është hapë rasti Nxitje e Urrejtjes”, ka thënë Elshani.
Elshani tha se deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar lidhur me vendosjen e këtyre pamfletëve.
Ai tutje ka thënë se këto pamfleta janë shfaqur në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe veri të Mitrovicës. Ato janë vendosur nëpër mure të ndërstesave e në xhamat e lokaleve./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin