Jamal Musiala po vazhdon të jetë lojtari kryesor i Gjermanisë, pasi ka realizuar edhe golin e tretë në Euro 2024.
Talenti i madh gjerman realizoi edhe ndaj Danimarkës, ku Gjermania arriti fitore 2-0 për të kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Forma e shkëlqyer e mesfushorit ofensivë të Bayern Munich natyrisht që e kënaq edhe trajneri e Gjermanisë, Julian Nagelsmann.
Vet trajneri gjerman pas ndeshjes ka thënë se pret nga Musiala që të luaj i lirë sikur të ishte duke luajtur me shokët e tij të lagjes dhe mos të mendoj fare për presionin.
“Unë dua që Jamal Musiala të vazhdojë të luajë në këtë mënyrë magjike, sikur të jetë në një fushë të vogël kudo në Gjermani apo Angli… nuk ka rëndësi”.
“Ai duhet të luajë sikur të jetë duke luajtur futboll me miqtë e tij. Mos të mendojë për presionin, ai është thjesht i shkëlqyer në të luajtur futboll”, deklaroi Nagelsmann.
Gjermania në çerekfinale do të pres fituesin e duelit Spanjë – Gjeorgji. /Telegrafi/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...