Trajneri i Brazilit, Dorival Junior, ka lartësuar aftësitë e Vinicius Junior pas performancës së tij mbresëlënëse në fitoren ndaj Paraguait të premten në Copa America.
Brazili ka arritur të fitojë 4-1, ndërsa sulmuesi i Real Madrid i ka shënuar dy gola, duke u treguar vendimtar në këtë ndeshje, një përmirësim i madh krahasuar me paraqitjen gjatë barazimit 0-0 kundër Kosta Rikës në ndeshjen e parë të grupit.
“Sot ai luajti një rol shumë të rëndësishëm”, u ka thënë Dorival gazetarëve. “Ka luajtur një ndeshje pothuajse perfekte, krijoi situata dhe mundësi shumë të mira, ishte dinamik, shumë efektiv dhe i drejtpërdrejtë. A ka kapacitet të madh”.
Brazili do të përballet me Kolumbinë, kryesuesen e grupit, të martën në Kaliforni, ku do t’u mjaftojë një barazim për të siguruar kualifikimin në çerekfinale. Kolumbia, me një seri prej njëzet e pesë ndeshjesh pa humbje, në nëntor në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026, e ka mundur Brazilin me rezultat 2-1 ./rtk
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së