Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e kësaj të shtune kodrat me ullishte në Peshtan të Vogël në Fier.
Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë duke dalë jashtë kontrollit teksa kanë përfshirë një sipërfaqe prej 5 ha.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë 6 mjete zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar plotësisht për shuarjen e flakëve.
Aktualisht zjarri është vënë nën kontroll ndërsa forcat zjarrfikëse ende po punojnë për të shuar të gjitha vatrat në mënyrë që të evitohet riaktivizimi.
Kjo zonë përfshihet pothuajse çdo verë nga zjarret masive, për shuarjen e të cilave është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri.
Ndërkohë zjarri i sotëm fatmirësisht ndodhet larg zonës së banuar./tch
Parashikimi i motit për të premten
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League