Google ADS

Kurti: Së shpejti e-Kosova me shërbime të tjera

13:21 | 29 Qershor 2024
E.K

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se platforma “e-Kosova”, i cili është prezantuar vetëm tri vite më parë, tani aty ofrohen mbi 176 shërbime dhe janë të regjistruar mbi 916 mijë përdorues, ku shumica janë gra.

Kurti ka theksuar se në e-kosova ofrohet qasje në shërbimet shëndetësore dhe familjare dhe platforma mund të përdoret për të aplikuar për grante dhe ndihma si dhe për të paguar taksat dhe shërbimet komunale.

Tutje, kreu i qeverisë ka parlajmëruar se shumë shpejt do të shtohen edhe shërbime të tjera.

“e-Kosova është shembulli më i mirë i faktit se ka mundësi edhe në situata të vështira dhe është dëshmi e vizionit të Qeverisë sonë për t’i kthyer situatat e tilla në ndryshime pozitive”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info

Të ngjashme