Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e mesfushorit Omari Kellyman nga Aston Villa.
Pas mbrojtësit Tosin Aderabiyo nga Fulhami, Chelsea ka përfunduar edhe transferimin e mesfushorit Kellyman.
Blutë kanë njoftuar se 18-vjeçari bashkohet me një marrëveshje gjashtëvjeçare me një opsion për një vit tjetër.
“Chelsea është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e Omari Kellyman nga Aston Villa”.
“18-vjeçari ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me Blutë, e cila përfshin opsionin e një viti tjetër, dhe do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të tij të rinj për para-sezonin muajin e ardhshëm”, thuhet në njoftim.
Blutë do t’i paguajnë Aston Villas plot 19 milionë funte për mesfushorin, i cili bëri gjashtë paraqitje në ekipin e parë për skuadrën e Unai Emery në sezonin 2023/24. /Telegrafi/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj