Osmani ka takuar dje ambasadorin francez Olivier Guérot, diskutuan për zhvillimet e fundit në vend

09:10 | 29 Qershor 2024
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Republikës franceze, Olivier Guérot.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, Samitin e ardhshëm të Frankofonisë, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Presidenca e Kosovës njofton se në këtë takim, Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme