Google ADS

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Novobërdë

08:53 | 29 Qershor 2024
K.B

Një i mitur nga fshati Bolevc i Novobërdës ka raportuar se kishte hasur një mjet të dyshimtë të pashpërthyer.

Policia njofton se njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e PK-së për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar-granatë dore M 57, në mënyrë të sigurt.

“Fsh. Bolevc, Novobërdë 28.06.2024 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar-i mitur, ka raportuar se, në pyll afër shtëpisë (rreth 100 m) ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e PK-së për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar-granatë dore M 57, në mënyrë të sigurt”, njofton policia.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. /Arbresh.info/

Të ngjashme