Pavarësisht, se “gardiani” italian Pietro Terracciano bëri paraqitje të mira në sezonin e fundit, me “Violët” e Fiorentina, këta të fundit kanë filluar të mendojnë seriozisht për një ndryshim këtë sezon, teksa pas aludimeve për “gardianin” e Atalanta, Juan Musso, tashmë në Firence janë përhapur lajmet, se një ndër objektivat është edhe “gardiani” i Kombëtares sonë, Thomas Strakosha.
Portieri “kuqezi”” nuk ka kaluar një periudhë të mirë te Brentford, megjithatë në Euro 2024 bëri një prezantim shumë të mirë, duke qenë një prej më të mirëve në fushën e “Legjionarëve”, duke i shpëtuar jo pak herë nga gola të sigurtë dhe nga një turp edhe më i madh.
Ish-portieri i Lazio do të rikthehej me kënaqësi në Serie A dhe Fiorentina sigurisht që do të ishte një zgjidhje e shkëlqyer, por duhet theksuar se si Strakosha dhe Terracciano kanë të njëjtin agjent dhe tanimë mbetet për t’u parë nëse Fiorentina do të bëhet shtëpia e re e “gardianit” të “Kuqezinjve”. /i.m /abcnews.al
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën