Ju mund të shijoni pamjet e mrekullueshme të Shqipërisë dhe të kaloni pushimet tuaja me çmime të përballueshme, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane “Tendenze di Viaggio”.
Shqipëria ndodhet në Evropën Jugore dhe Gadishullin Ballkanik. Vitet e fundit, vendi ballkanik është kthyer në një destinacion turistik ku mund të kaloni pushimet tuaja mes relaksit dhe argëtimit.
Deri pak kohë më parë Shqipëria nuk përfshihej në listën e destinacioneve për të udhëtuar. Megjithatë, pamjet befasuese që u ofron vizitorëve, ushqimi i mirë dhe jeta e natës kanë mundësuar që ky vend të përjetojë një rizhvillim të madh.
Shqipëria është destinacioni perfekt – i zgjedhur nga shumë italianë. Ushqimi është shumë i ngjashëm me atë italian – dhe qytetet duke përfshirë kryeqytetin Tiranën, ofrojnë një panoramë të madhe artistike që tërheq vëmendjen e miliona turistëve. Shqipëria mund të jete destinacioni ideal për pushime verore pasi ofron plazhe të mrekullueshme që të lënë pa frymë me bukurinë e tyre.
Ka shumë limane të vegjël me rërë të vendosur në shkëmbinj dhe të rrethuar nga panorama befasuese e natyrës së pacënuar.
Cilat vende të vizitoni në Shqipëri
Shqipëria është kthyer në destinacionin e ri të preferuar jo vetëm për italianët, por për shumë popullata të tjera që dynden për të vizituar peizazhet mahnitëse. Ka shumë vende për t’u vizituar, por nëse është hera e parë në Shqipëri këshillohet ta nisni nga Tirana. Kryeqyteti është plot me muze, monumente dhe pamje antike që e bëjnë atë të veçantë.
“Xhamia e Et’hem Beut” është një nga bukuritë që nuk duhet humbur për asnjë arsye dhe konsiderohet më e mira në vend. Për adhuruesit e jetës së natës, nuk mund të shmanget zona e Bllokut, e cila sot është kthyer në një qendër për të rinjtë – që duan të argëtohen.
Shqipëria, argëtimi do t’ju kushtojë vetëm 22 euro
Shqipëria është një vend i mrekullueshëm që pret çdo vit turistë nga e gjithë bota. Bukuria e peizazheve të saj, kultura dhe traditat e kësaj toke janë jashtëzakonisht magjepsëse dhe nuk është e nevojshme të shpenzoni shumë për të eksploruar këtë mrekulli. Udhëtimi zakonisht kërkon një angazhim të konsiderueshëm financiar, por vizita në Shqipëri është mjaft e përballueshme. Me 22 euro ju mund të shkoni në Shqipëri kur të doni – dhe te akomodoheni në hotele buzë detit dhe përjetoni argëtimin që dëshironi. “Hotel Majestic” në Durrës do t’ju ofrojë një përvojë të mrekullueshme me katër yje për vetëm 22 euro për person. Hoteli ofron shumë shërbime të përfshira në çmim si, mëngjesin, pishinën, barin dhe dhoma te bollshme dhe mikpritëse. Ai ndodhet 50 metra larg nga plazhi privat./abcnews.al
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...