Regjimenti i Dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore, ka realizuar Ushtrimin fushor “Steel Wolf” ku në kuadër të ushtrimit janë validuar dy kompani të regjimentit.
Validimi i kompanive është një proces që synon të siguroj që njësit ushtarake janë të përgatitura të afta dhe të pajisura për të përmbushur detyrat e tyre operacionale.
“Ky mision përfshin një seri veprimesh dhe procedurash që vlerësojnë dhe certifikojnë gatishmërinë dhe aftësinë e njësisë ushtarake për të kryer operacionet me mision të caktuar në mënyrë që të jetë e përgatitur për fazat e ardhshme të trajnimit dhe validimit të Regjimentit në tërsi”, njofton FSK-ja.
Sipas FSK-së, UF “Steel Wolf” kishte për objektivë ngritjen e kapaciteteve dhe përformancës taktike dhe fizike në nivel të Kompanive, testimin e kapaciteteve të kompanive dhe validimin e tyre për të përmbushur qëllimin përfundimtar validimin e regjimentit dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake për mbrojtjen e territorit.
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos
Rizvanolli njofton se po shqyrtohet mundësia për prodhimin e...