Forcat izraelite kryen të premten sulme duke goditur me tanke më në thellësi në dy zona në veri dhe jug të Rripit të Gazës, ndërsa autoritetet shëndetësore palestineze që kontrollohen nga Hamasi thanë se nga sulmet në Rafah u vranë 11 persona.
Banorët dhe Hamasi thanë se tanket kryen sulme në perëndim të lagjes Shakoush në Rafah, duke detyruar mijëra të zhvendosur që të largohen nga kampet dhe t’i drejtohen qytetit të afët Khan Younis.
Ushtria izraelite nuk komentoi mbi këto sulme shkruan VOA.
Që prej datës 7 maj, tanket kanë përparuar në disa zona të Rafahut ndërsa forcat izraelite kanë nën kontroll të gjithë vijën kufitare me Egjiptin dhe pikëkalimin e Rafahut, e vetmja pikë lidhëse për më shumë se 2.3 milionë banorët e Gazës me botën e jashtme.
Përpjekjet e ndërmjetësuesve arabë, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara për të arritur një marrëveshje armëpushimi deri tani kanë dështuar.
Hamasi thotë se marrëveshja duhet të sigurojë fundin e plotë të luftës dhe tërhqjen e Izraelit nga Gaza ndërsa Izraeli thotë se do të pranojë vetëm ndërprerje të përkohshme të luftimeve, derisa Hamasi, që qeveris Gazën që nga viti 2007, të çrrenjoset dhe eleminohet.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...