Ferizaj ka nënshkruar me mesfushorin Florent Avdyli, i cili së fundmi luajti me sukses te Feronikeli 74.
Mesfushori më parë ka luajtur për Prishtinën, Malishevën, Drenicën, Lirinë, Trepçën dhe Fushë Kosovën.
“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se mesfushori, Florent Avdyli, nga sot është lojtari më i ri i klubit tonë”.
“”Fllaki”, që së fundmi ka luajtur në Superligë me Ferronikelin, ishte një nga lojtarët më të dalluar të sezonit të kaluar.
Ai më herët ka luajtur në KF Teuta, me që rast është shpallur kampion i Shqipërisë me skuadrën nga Durrësi në sezonin 2020/21”.
“Kurse në Kosovë është paraqitur me Prishtinën, Malishevën, Drenicën, Lirinë, Trepçën dhe Fushë Kosovën. Florenti është lojtar që e pëlqen të sulmojë zonën e kundërshtarit, majtak me vizion dhe goditje të fuqishme”.
“FC Ferizaj beson se përvoja e tij do të jetë armë shtesë e jona në Superligë”, thuhet në faqen zyrtare të klubit ferizajas. /Telegrafi/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024