Osmani iu uron suksese dhe shërbim të shquar kadetëve të rinj

17:30 | 28 Qershor 2024
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përgëzuar kadetët e rinj të gjeneratës 2024, të Qendrës për Studime Universitare të Akademisë të Mbrojtjes që tashmë janë oficerët-liderët e rinj ushtarakë të FSK-së.

Osmani iu ka uruar një karrierë të suksesshme në shërbim të shquar, përkushtim maksimal dhe angazhim në shërbim të atdheut,

“Përgëzime të gjithë kadetëve të Gjeneratës 2024 të Qendrës për Studime Universitare të Akademisë sonë të Mbrojtjes që tashmë janë oficerët-liderët e rinj ushtarakë të FSK-së! Ju uroj karrierë të suksesshme e shërbim të shquar, përkushtim maksimal dhe angazhim në shërbim të atdheut!”, shkroi Osmani në Facebook./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Diplomojnë 16 oficerë e 22 kadetë të FSK-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme