Google ADS

MASHTI: Shkaku i përdorimit të telefonave, disa nxënës janë larguar nga Testi i Arritshmërisë

17:24 | 28 Qershor 2024
K.B

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se sot është organizuar pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë në lëndët: Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1658 salla të testimit.

Në pjesën e parë, nxënësit janë testuar në katër lëndë: Gjuhë amtare, Gjuhë angleze, Histori dhe Gjeografi.

Sipas raporteve të administratorëve, për shkak të përdorimit të telefonave edhe kësaj radhe janë larguar disa nxënës.

MAShTI falënderon të gjithë akterët e përfshirë në procesin e mbarëvajtjes së testit.

Rezultatet e testit do të publikohen më 8 korrik./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme