Edhe kësaj here, qytetarët serbë nuk mund të qëndronin pa provokuar siç bëjnë çdo vit gjatë festës së tyre, e njohur si festa e “Vidovdanit”, e cila këtë vit u mbajt në Gazimestan, në afërsi të Obliqit, ndryshe nga viti i kaluar që u mbajt në Gracanisë.
Edhe gjatë ditës së sotme, përveç këngëve nacionaliste, serbët bënë edhe thirrje “Kosova është Serbi”, raporton Arbresh.info.
Ndryshe, vitin e kaluar kjo festë nuk ishte lejuar të shënohet këtu, por qytetarët serb ishin mbledhur te Manastiri në Graçanicë.
Serbët të cilët po ashtu vijnë nga Serbia në Kosovë më 28 qershor, festojnë festën e Shën Vidit, të njohur si “Vidovdan”. Festimi i kësaj dite lidhet me 635 vjetorin e Betejës së Kosovës, të cilën historia serbe e njeh si fitore, me gjithë humbjen e madhe të forcave ballkanike dhe vrasjen e princit serb, Llazarit.
Beteja e Kosovës u zhvillua në rrethinë të Prishtinës, në vitin 1389 ndërmjet një koalicioni ballkanik dhe Perandorisë Osmane, në të cilën humbi koalicioni ballkanik në krye me serbët duke i mundësuar Perandorisë Osmane të zgjerohet tutje në Ballkanin Perëndimore.
Festimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, nën presidentin serb Sllobodan Millosheviq, kulmoi me kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me të ashtuquajturin shpallje të bashkimit të Serbisë, përmes përmbysjes së autonomisë së Kosovës dhe paralajmërimit të luftërat e përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish-federatës jugosllave.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I