Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci nënshkruan sot tri marrëveshje me një vlerë totale prej 37.2 milionë euro dhe 2 milionë dollarë grant për forcimin e sistemit të shëndetësisë si dhe shërbimeve të edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci si dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në fjalën e tij hyrëse, Ministri Murati theksoi se listës së nismave që janë duke u zbatuar aktualisht me Bankën Botërore e që për theks kanë mbështetjen për qytetarët, sot po i shtohen edhe tri marrëveshje të reja të cilat kanë për synim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve thelbësore shëndetësore publike dhe atyre të edukimit të hershëm.
Ministri Vitia konsideroi se përmes projektit “Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” adresohen prioritetet kryesore shëndetësore siç janë dixhitalizimi shëndetësor, zhvillimi i blerjeve për shëndetësi si dhe menaxhimi i mbetjeve mjekësore.
Projekti për edukimin e hershëm u mundëson të gjithë fëmijëve mundësi të barabarta duke u ofruar qasje në arsim cilësor dhe edukim të hershëm, shprehi Ministrja Nagavci.
Ndërsa, Drejtori Paolucci ritheksoi vullnetin e Bankës Botërore që përmes bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës, të mbështetet popullsia më e cenueshme në Kosovë.
Të gjitha palët u shprehën të kënaqura me sukseset e projekteve të mëparshme duke thënë se suksesi i projekteve të kaluara po rezulton me projekte të reja si këto që u nënshkruan sot./Arbresh.info/
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...