Policia e kosovës është angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e kremtimit të Vidovanit në Kosovë dhe ka ndërhyrë për të mos lejuar provokimet e mundshme të serbëve në Gazimestan. Pasi kanë detyruar të rinjtë serbë që të zhvishen dhe të heqin bluzat me simbole provokuese, policia ka marrë edhe flamurin e serbisë që mbanin në duar ata.
Policia konfiskoi bluzat e të rinjve serbë dhe flamurët serbë, që i konsideroi provokim dhe nxitje të urrejtjes.
Ndër vite, Vidovdani është organizuar më 28 qershor në Gazimestan.
Vitin e kaluar, kjo festë nuk u lejua të mbahej në Gazimestan, duke e zhvendosur në Manastirin e Graçanicës “shkaku i situatës së sigurisë”.
Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht humbjes së madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.
Shënimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviq, u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave./eo
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...