Për një javë, policia në Gjilan shqipton 1195 gjoba kundërvajtëse

10:21 | 28 Qershor 2024
R J

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan ka njoftuar rreth aktiviteteve javore gjatë periudhës kohore 21.06.2024 – 27.06.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’.

Në kuadër të këtij plani operativ i cili mbulon shtatë komuna, janë shqiptuar njëmijë e njëqind e nëntëdhjetë e pesë (1195) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor, shkruan Arbresh.info/

Në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
  • Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
  • Hetim i një (1) aksidenti me fatalitet,
  • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e dy (22) ngasës,
  • Janë përjashtuar nga komunikacioni dymbëdhjetë (12) motoçikleta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme