Jude Bellingham e pranoi se ishte “absolutisht i vdekur” kundër Sllovenisë, duke shkaktuar frikë se ylli i Anglisë po vuan në Euro 2024.
Shpresat ishin të mëdha për Bellinghamin pas një sezoni të jashtëzakonshëm për Real Madridin dhe paraqitjes virtuoze me gol në fitoren 1-0 të Anglisë ndaj Serbisë në hapje të Euro 2024.
Megjithatë, 20-vjeçari pati vështirësi në ndeshjen pasuese kundër Danimarkës dhe kjo vazhdoi edhe kundër Sllovenisë, ndërsa e ka pranuar se është shpenzuar fizikisht pas barazimit 0-0 të martën.
“Ju padyshim të tërheqni nga ata [tifozat e Anglisë] për energji deri në fund të ndeshjeve. U ndjeva sikur në ndeshjen e fundit [kundër Sllovenisë], isha absolutisht i vdekur”.
“Mund të luani në një nivel që nuk është më i miri i ynë, është normale, mund të ndodhë. Por unë mendoj se gjëja e rëndësishme është, kur ju mbani këtë fanellë dhe përfaqësoni këta fansa, është që të mos dorëzoheni dhe mendoj se ata janë një kujtesë e vazhdueshme për këtë gjë”, deklaroi Bellingham.
Bellingham u tregua një nga lojtarët më të mirë në botë në sezonin 2023-2024, pasi shënoi 23 gola, 13 asistime dhe e çoi Real Madridin drejt fitimit të La Ligës dhe lavdisë së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!
Von der Leyen: Angazhimi do të jetë më i fortë se ai i Rusis...
Aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm vepr...