Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në ambientet e Ministrisë, mirëpriti sot një delegacion gjerman nga shteti i Bavarisë, të udhëhequr nga Dr. Gerhard Hopp, e të përbërë nga deputetë të Parlamentit bavarez, përfaqësues të Kancelarisë së Bavarisë dhe përfaqësues të bizneseve nga Bavaria.
Gashi i falënderoi mysafirët bavarezë për vizitën që po i bëjnë vendit tonë dhe për mbështetjen e palëkundur që i kanë ofruar në vazhdimësi popullit të Kosovës, procesit të shtetndërtimit dhe përkrahjes pa ekuivoke për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.
Ajo i njoftoi përfaqësuesit e delegacionit gjerman për të arriturat që ka shënuar Qeveria e Republikës së Kosovës si në aspektin e reformave të brendshme, po ashtu edhe në rritjen ekonomike dhe avancimin e mëtutjeshëm të demokracisë, duke e renditur vendin të parin në rajon sipas matjeve të organizatave kredibile ndërkombëtare.
Në kuadër të bashkëbisedimit, vëmendje e veçantë iu kushtua zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik dypalësh në fusha të interesit të përbashkët, duke marrë parasysh marrëdhëniet e shkëlqyeshme që tashmë janë kultivuar ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve, si edhe rolin që diaspora shqiptare ka luajtuar dhe mund ta luaj si urë lidhëse e fuqizimit të këtij bashkëpunimi.
“Sektorët specifikë potencialë të këtij bashkëpunimi dypalësh ishin teknologjia informative, bujqësia, arsimi dhe telemjekësia.”, njofton ministria.
Gjatë këtij takimi u diskutua për themelimin e një grupi të përbashkët të punës dhe gjithashtu, për organizimin e një forumi të biznesit në të ardhmen.
Siguria dhe stabiliteti rajonal ishte një temë tjetër e takimit – u ngritën shqetësime për rritjen e ndikimit të shteteve të tjera, të cilat kanë synime dashakeqëse jo vetëm ndaj vendeve të rajonit, por edhe ndaj
vlerave të përbashkëta evropiane dhe sistemit të demokracisë në nivel ndërkombëtar.
Delegacioni gjerman shprehu mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në BE dhe në NATO. Ata theksuan se ka qenë vendimi më i duhur që shteti i Bavarisë ka bërë me mbështetjen e fortë që i ka
dhënë zgjerimit të BE-së dhe të NATO-s në të kaluarën.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...