Është anuluar konkursi për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në Korporatën Energjetike e Kosovës (KEK).
Kështu ka bërë të ditur vetë KEK-u me anë të një njoftimi në Facebook ku thuhet se do të njoftojnë për rishpalljen e konkursit publik për këtë pozitë.
Në njoftim, nuk bëhet e ditur arsyeja se pse është anuluar konkursi.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh. a.) njofton opinionin se sot me dt: 27.06.2024, Bordi i Drejtorëve me vendimin me nr. 4165 ka anuluar konkursin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv me nr. 2946 të dt:13.05.2024.Lidhur me ri shpalljen e konkursit publik për këtë pozitë, opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...