Google ADS

Pranoi 500 euro për t’i mundësuar kryerjen e testit me shkrim, arrestohet në flagrancë instrukrori në Pejë  

19:57 | 27 Qershor 2024
E.G

Hetuesit e Sektorit për Hetime Financiare të DHKEK kanë arrestuar një instruktor në një autoshkollë në Pejë.

Sipas policisë, i njëjti është arrestuar në flagrancë duke pranuar një shumë prej 500 eurove nga një person për t’i mundësuar atij kryerjen e testit me shkrim për patentë shoferë, shkruan Arbresh.info.

“Hetuesit e Sektorit për Hetime Financiare të DHKEK, duke përdorur masat e veçanta të hetimit, kanë arrestuar të dyshuarin: B.G., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar), instruktor në një auto-shkollë në Pejë. I njëjti është arrestuar në flagrancë duke pranuar një shumë prej 500 eurove nga një person për t’i mundësuar atij kryerjen e testit me shkrim për patentë shofer.”, thuhet në  njoftim.

Policia bën të ditur se të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet monetare të cilat kanë shërbyer për simulim të veprës penale.

I njëjti është ndaluar për 48 orë.

“ I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndaj tij është iniciuar rasti ‘pranim i  ryshfetit në sektorin privat’ dhe më pas, me akt-vendim të prokurorit të  PTH-Pejë i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme