Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas ndalimit të festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi tha se kjo dëshmon regresin demokratik të cilin po e shkakton mentaliteti millosheviqian i viteve të ‘90-ta, shkruan Arbresh.info.
“Për herë të parë, që nga fillimi i organizimit të Festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd, sot, 10 vite më vonë, i njejti u ndalua nga Ministria e punëve të brendshme e cila udhëhiqet nga Ivica Daçiq. Kjo edhe një herë e dëshmon regresin demokratik të cilin po e shkakton mentaliteti millosheviqian i viteve të ‘90-ta.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...