Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar ashpër pas ndalimit të festivalit “Mirëdita, dobar dan” nga autoritetet e Serbisë.
Ajo ka akuzuar shtetin serb se është pozicionuar në anën e huliganëve dhe se me këtë veprim, është pamundësuar zhvillimi i debateve për pajtim.
“Me ndalimin e ‘Mirëdita, dobar dan’, Serbia dhe institucionet e saj u rreshtuan me huliganët dhe u zhytën në errësirën e etnonacionalizmit ekstrem. Në Serbi tani nuk mund të organizohet debat për pajtim dhe as protestë kundër glorifikimit të kriminelëve. Vrimë e zezë”, ka shkruar ajo në platformën X.
Më herët, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ndalimi i festivalit u bë për arsye sigurie. Festivali ishte planifikuar të hapej sot në orën 18:30 në sheshin Dorqol. Megjithatë, disa orë para hapjes, një grup i madh i djathtistëve u mblodhën në hyrje të zonës, duke valëvitur flamuj serbë dhe duke kënduar këngë nacionaliste dhe kundër Kosovës.
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...