Themeluesi i partisë në pushtet të Gjeorgjisë dhe ish-kryeministri, Bidzina Ivanishvili, deklaroi se do të dhuronte 30 milionë lari gjeorgjian (10.7 milionë euro) për ekipin e futbollit, pasi ata ia dolën të bënin një sensacion duke kaluar në mesin e 16 ekipeve më të mira të Euro 2024.
Në një deklaratë, partia e tij “Ëndrra Gjeorgjiane”, shkruan se Ivanishvili uroi ekipin dhe premtoi para nga fondacioni i tij bamirës për atë që ai e quajti “fitore të ëndrrave historike”.
Ivanishvili, i cili ka një pasuri prej 4.9 miliardë eurosh, premtoi 10 milionë euro shtesë nëse Gjeorgjia mund Spanjën në raundin e 1/8-tën e finales të dielën.
I lindur në Gjeorgji, Ivanishvili e bëri pasurinë e tij në Rusi në vitet 1990, përpara se të kthehej në shtëpi dhe të themelonte partinë “Ëndrra Gjeorgjiane” në vitin 2011.
Ai fitoi zgjedhjet e vitit 2012 dhe shërbeu si kryeministër për një vit, përpara se t’ia dorëzonte atë një pasardhësi të zgjedhur.
Kujtojmë se Gjeorgjia e nisi kampionatin me humbje kur u mposht nga Turqia 3-1, mirëpo u rikthye në ndeshjen e dytë me një barazim me Çekinë kurse në ndeshjen vendimtare për kualifikim befasoi duke mposhtur Portugalinë.
Bidzina Ivanishvili congratulates Georgian football team, announces additional rewardhttps://t.co/aeEYoKnkxY
— IMEDI News (@tv_imedi) June 27, 2024
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?