Google ADS

BE miraton 1.9 miliardë euro për Ukrainën

14:39 | 27 Qershor 2024
K.B

Ukraina mori 1.9 miliardë euro ndihmë financiare nga BE, e cila kontribuon në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financimin e nevojave prioritare buxhetore, njoftoi Ministria e Financave e Ukrainës.

“Buxheti i shtetit të Ukrainës mori një këst financimi të pakushtëzuar në shumën prej 1.9 miliardë euro nga Bashkimi Europian.

Fondet u siguruan nga instrumentet financiare të BE-së nga fondi për Ukrainën”, thuhet në raport.

Gjithashtu Ukraina do të marrë këstet e ardhshme në baza tremujore./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme