Cristiano Ronaldo ka thyer një tjetër rekord në karrierën e tij të pasur dhe këtë herë është një arritje vërtet joreale.
Domethënë, edhe pse kjo e dhënë tingëllon joreale, Ronaldo në moshën 39-vjeçare ka bërë sprintin më të shpejtë në karrierë në një Kampionat Evropian.
Në ndeshjen e raundit të dytë kundër Turqisë, gjatë një sprinti, Ronaldo zhvilloi një shpejtësi prej 32.7 kilometra në orë dhe kështu tregoi se mosha është vetëm një numër kur bëhet fjalë për të.
UEFA ka matur dhe publikuar të dhëna për shpejtësinë e lojtarëve që nga Euro 2012 dhe pikërisht atëherë Ronaldo zhvilloi një shpejtësi prej 32 kilometrash në orë.
Pra, besoni apo jo, Ronaldo është më i shpejtë në 39 sesa në 27.
Këto janë shpejtësitë e tij më të larta në kampionatet evropiane:
Euro 2012: 32 km/h
Euro 2016: 29.1 km/h
Euro 2020: 29.7 km/h
Euro 2024: 32.7 km/h. /Telegrafi/
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...