Të paktën një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur pasi një teleferik u përplas në Kolumbi. Zyrtarët thanë se teleferiku në Medellin, i cili ishte pjesë e sistemit të transportit publik të qytetit, pati problem dhe u përplas në një trotuar pranë një platforme stacioni.
Sipas kryebashkiakut të qytetit, në kabinë kanë qenë 10 persona në momentin e rënies, por ende nuk dihet nëse personi që ka vdekur ishte në bord apo në tokë. 20 personat që u plagosën në incident morën kujdes mjekësor si dhe mbështetje psikologjike, thanë zyrtarët.
Metrocable është një sistem ashensori, që synon të lidhë disa nga lagjet e Medellin të vendosura në kodrat e pjerrëta. Menaxheri i Metrocable, Tomas Elejalde, tha se teleferiku kishte goditur një kabinë tjetër dhe më pas dështoi teksa iu afrua një stacioni në zonën verilindore të qytetit./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...