“Propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes ndërmjet Ukrainës dhe Ballkanit, qoftë në Kiev apo në një nga kryeqytetet tuaja”, ka qenë ky propozimi që Presidentii i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka parashtruar në Samitin e Tiranës për Ukrainën.
Gjatë fjalës së tij, Zelensky është shprehur se Ukraina është e interesuar në bashkëprodhimin e municioneve me shtetet partnere që janë të pranishme në Samitin e Ukrainës.
Zelensky: Jemi krenarë që kemi rreth 500 kompani në fushën e mbrojtjes që operojnë dhe funksionojnë në Ukrainë, në fusha të ndryshme dhe secila prej tyre shton fuqinë tonë, por kjo nuk mjafton për të fituar ne mbi Putinin. Ne shikojmë probleme dhe në ofertën përsa i përket municioneve, të cilat ndikojnë situatën tonë në fushën e betejës dhe prandaj jemi të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve me ju dhe partnerët tanë. Ekipi ynë i qeverisë tonë do të prezantojë të gjitha detajet dhe ne propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes ndërmjet Ukrainës dhe Ballkanit, qoftë në Kiev apo në një nga kryeqytetet tuaja. Ju jam mirënjohës për punën e përbashkët që është bërë. Së bashku, me paketën e mbrojtjes, dhe mbështetjen ndërmjet nesh, ndërmjet të gjithë partnerëve. Ky ndërveprim mes nesh, ndërmjet partnerëve është kthyer në një faktor që nuk e lejon Putinin të fitojë.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti Zelensky ka shprehur mirënjohjen për të gjitha shtetet që mbështesin Ukrainën, teksa ka bërë thirrje që nuk duhet të ketë Evropë me dinjitete të ndryshme për të.
Zelensky: Faleminderit që na keni mirëpritur këtu. Së pari jemi takuar në Athinë. E vlerësoj mikpritjen tuaj dhe mundësinë që po na jepni dhe mundësinë si mund të fuqizojmë më tej dhe vendet tona. Tani po përcaktohet rrugëtimi që po ndjek Evropa për breza të ardhshëm. Evropa të jetë hapësira ku çdo komb përcakton fatin e vet. Gjithçka që Putin dëshiron është një perpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet. Putini të humbasë sepse dështimet e tij janë siguria jonë. Siguria për Evropën tek dinjiteti. Nuk duhet të ketë Evropë me dinjitet të ndryshme për të. Ne besojmë që respekti për çdo komb dhe e drejta për të pasur siguri, duhet të jenë parime universale. Ukraina mbështet vendet tuaja dhe ju është mirënjohëse për mbështetjen që po na jepni për integrimin tonë. Ne të gjithë meritojmë të jemi pjesë e komunitetit europian dhe euroatlantik. U jam mirënjohës shteteve që kanë mbështetur formulën tonë të paqes. Çdo aspekt i luftës ruse mund të zgjidhet me natyrën e kësaj formule. Çdo shtet mund ta tregojë veten në këtë proces paqe. Ne duam që e drejta ndërkombëtare dhe stabiliteti të bazohet në procese shumëpalëshe dhe transparente. Të gjithë mund të kontribuojnë. Ju ftoj të merrni pjesë në Samitin e parë të Paqes që do të mbahet në Zvicër. Gjatë kësaj lufte, kemi treguar që është e mundur t’i bësh ballë dhe të fitosh mbi një armik që duket se është më i forti në botë. Ne propozojmë të gërshetojmë këto përpjekje. Putin investon në kriza. Ne duhet të shikojmë çfarë u bën mirë interesave tona sepse në këtë formë, ne do të mbrojmë interesin tonë./tvklan.al
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...