Google ADS

Vrasje në tentativë në Prishtinë, policia nis hetimet

10:04 | 27 Qershor 2024
E.K

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për “vrasje në tentativë” në Prishtinë pasi derisa një person po lëvizte me veturë, është sulmuar me armë zjarri nga tre persona.

Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale dhe në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 6 gëzhoja.

“Prishtinë 26.06.2024-19:08. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturë është sulmuar me armë zjarri nga tre persona. Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme