Kombet e Bashkuara akuzuan Izraelin për “sulme sistematike” ndaj spitaleve, ndërsa shoqata bamirëse britanike Medical Aid for Palestinians dënoi vrasjen e 500 punonjësve shëndetësorë që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, njoftuan sot mediat.
“Këto vrasje ndodhën në kontekstin e sulmeve sistematike ndaj spitaleve dhe institucioneve të tjera mjekësore në kundërshtim me ligjet e luftës”, njoftoi të martën zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, raporton Politiko.
Organizata bamirëse britanike Ndihma mjekësore për Palestinezët tha se që nga fillimi i ofensivës ushtarake izraelite në tetor 2023, 500 punonjës shëndetësorë janë vrarë në Rripin e Gazës./euronews.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...