Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci.
Me anë të një postimi në “X”, Plenkoviq tha se në takim u diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit të dy vendeve në fushën e mbrojtjes, shkruan Arbresh.info.
“Takova ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Konfirmuam marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe mbështetje të vazhdueshme për rrugën euroatlantike të Kosovës. Gjithashtu diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e mbrojtjes në mes Kroacisë dhe Kosovës”, ka shkruar kryeministri kroat.
Ndryshe bëhet e ditur se ministri Maqedonci po qëndron në Kroaci me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq./Arbresh.info/
Primio sam ministra obrane Kosova Ejupa Maqedoncija. Potvrdili smo odlične bilateralne odnose te nastavak potpore euroatlantskom putu Kosova. Raspravili smo i o mogućnostima daljnje suradnje u području obrane.🇭🇷🇽🇰@MORH_OSRH pic.twitter.com/XdMY3xYShv
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) June 26, 2024
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...