Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar Mark Rutte për emërimin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Me anë të një postimi në “X”, ai tha se pret një bashkëpunim të frytshëm në avancimin e rrugës drejt anëtarësimit në Aleancë, shkruan Arbresh.info.
“Urime kryeministër Mark Rutte për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Lidershipi i tij i jashtëzakonshëm do të jetë i vlefshëm në udhëheqjen e Aleancës në këtë kohë sfiduese. Mezi presim një bashkëpunim të frytshëm në avancimin e rrugës së anëtarësimit në Aleancë”, ka shkruar Konjufca./Arbresh.info/
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë