Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me deputetin e Rumanisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njëherit, Kryesues i Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), Lulian Bulai.
Finalizimi i procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës pas mbështetjes prej 82% të votave që i dha Asambleja e Përgjithshme anëtarësimit në KiE dhe fuqizimi i bashkëpunimit në rrugën euroatlantike të Kosovës, ishin temat kryesore të këtij takimi, shkruan Arbresh.info.
Gjatë këtij takimi Gërvalla falënderoi Bulai dhe grupin ALDE në KiE për mbështetjen e madhe gjatë diskutimit në Asamblenë Parlamentare në ditën e votimit, votën pro anëtarësimit në KiE si dhe gjatë gjithë këtij procesi.
“Republika e Kosovës është e vendosur në rrugën e saj euroatlantike përmes forcimit të ekonomisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.”, thuhet në komunikatën e MPJD-së./Arbresh.info/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...