Faza e parë e dezinsekstimit hapësinor në komunën e Prishtinës do të nisë të shtunën (29 qershor) në ora 19:30.
Kështu bën të ditur komuna me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan Arbresh.info.
“Ju njoftojmë se dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës, faza e parë për vitin 2024, do të fillojë më datën 29.06.2024, nga ora 19:30. Hedhja e larvicideve do të kryhet më datat 27.06.2024 dhe 28.06.2024, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, dezinsektimi do të realizohet nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme, në të kundërtën Komuna thotë se do të shtyhet.
“Shënim: Dezinsektimi do të realizohet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme. Në të kundërtën, do të shtyhet për një datë të pacaktuar, për të cilën do t’ju njoftojmë”, theksohet në komunikatë./Arbresh.info/
Ramadani në mesin e lojtarëve që ka vrapuar më së shumti në ...
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...
Plagoset një person në Mitrovicë
Trump: Zgjedhjet në SHBA, ndër më të rëndësishmet në histori...
Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për d...