Një lum argumentesh pro njohjes së pavarësisë së Kosovës vërshuan në parlamentin e Spanjës. Të gjitha ishin orientuar në drejtim të qeverisë, me thirrje të qarta për të ndryshuar qasjen e gabuar të mos pranimit të realitetit.
Propozimi është bërë nga forca politike Junts për Catalunya dhe bazohet në faktin që Kosova është një shtet i sundimit të ligjit, i njohur nga 104 prej 193 shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, dhe se Spanja me mos njohjen e saj po pengon politikat europiane në integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Aduard Pujol Bonell nga partia katalanase kërkoi nga qeveria e kryeministrit Pedro Sanchez të reflektojë dhe të ndryshojë qasjen pas rasti i Kosovës nuk është i njëjtë me atë të Katalonjës dhe nuk do të përdoret politikisht. Duke mos e njohur pavarësinë, Spanja po rreshtohet nga Putini i Rusisë, nënvizoi ai.
“Nga se kanë frikë? Nga Kosova? Apo po flasim për Spanjën në panik për të drejtat kombëtare të Katalonjës? Spanja ka frikë nga të drejtat kombëtare të Katalonjës. Vetëvendosja është një e drejtë dhe Katalonja do t’i kthehet asaj sa herë të jetë e nevojshme”, tha Eduard Pujol Bonell, Junts Per Catalunya.
Mbështetja më e madhe erdhi nga Esquerra Republicana dhe partia baske Euskal Herria Bildu.
“Pavarësia nuk u shpall për shkak të kapriços së kosovarëve, por sepse u lodhën nga politika gjenocidiale e Millosheviçit që donte Serbinë e Madhe. Spanja duket qesharake që nuk e njeh”, tha Francesc-Marc Álvaro Vidal, Esquerra Republicana.
“Spanja e njohur Palestinën për t’i dhënë mundësinë e të drejtave të barabarta në negociata. Prandaj duhej ta kishte bërë të njëjtën gjë edhe për Kosovën kohë më parë”, shtoi Jon Iñarritu García, Euskal Herria Bildu.
Partia Popullore në opozitë akuzoi partinë katalanase se po përdor Kosovën për të arritur në pavarësinë e krahinës spanjolle. Obdulia Taboadela Álvarez, deputete e partisë së kryeministrit Sanchez, tha se qeveria nuk do ta ndryshojë qasjen për mos njohjen e Kosovës, por vetëm do të vazhdojë mbështetjen për dialogun Prishtinë-Beograd dhe për paqen në Ballkanin Perëndimor.
Më të ashpër ishin anëtarët e së djathtës ekstreme VOX, që kërkuan të ruhen raportet e mira me Serbinë. Në total, nisma e Junts per Catalunya konsiderohet e dështuar pasi u kundërshtua nga Partia Popullore, PSOE, VOX, ndërsa Sumar abstenoi, partia e cila mund të ndryshonte gjithçka në parlamentin spanjoll./a2cnn
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas