Në Bruskel po zhvillohen takime dypalëshe me krerët e Kosovës dhe Serbisë, i cili do të pasohet nga një takim trepalësh.
Fillimisht, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Bashkimi Evropian ka publikuar pamjet nga takimi Kurti-Borrell.
@arbresh_info Pamje nga takimi Kurti-Borrell në Bruksel #fyp #AlbinKurti #JosepBorrell #Bruksel #dialogu #marrëveshja ♬ original sound – arbresh.info
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Borrell ka nisur edhe takimin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Pas takimeve bilaterale do të zhvillohet një takim trilateral i cili pritet të fillojë nga ora 18:00.
Siç konfirmoi kryediplomati Borrell në një njoftim për media para filllimit të takimit, fjala kyçe sot do të jetë “implementimi”.
“Për këtë, do të diskutojmë hapat e ardhshëm. Është e qartë se çka është arritur, duhet të implementohet. Implementimi është fjala kyçe dhe sot do të flasim për hapa konkret të këtij implementimi, kalimit të krizave, dhe përkushtimit të plotë në procesin e normalizimit.”, tha Borrell./Arbresh.info/
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...