Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.
Në këtë takim miqësor, kryetari Konjufca e falënderoi ambasadoren holandeze për punën e saj në Republikën e Kosovës, kontributi i së cilës ka qenë i rëndësishëm për përafrimin e mëtejshëm dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona që ndajnë vlerat, synimet dhe interesa të përbashkët.
Kryetari Konjufca tha se Holanda është një shtet mik që është gjendur përkrah Republikës së Kosovës nëpër periudhat e shtetndërtimit, me angazhimin e saj të vazhdueshëm, gjë që i jep Holandës një vend të veçantë të mirënjohjes në vendin tonë. Ai tha se ambasadorja Lobbezoo është pjesë e kësaj ecurie të përbashkët, për çka ka edhe mirënjohjen tonë.
Ambasadorja holandeze, Carin Lobbezoo e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, e njëkohësisht u shpreh e bindur se edhe pas përfundimit të mandatit të saj do të vijojë kjo traditë e bashkëpunimit të mirë, angazhimit dhe gatishmërisë për të fuqizuar edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet shteteve tona, si dhe do të vazhdojë mbështetja për Republikën e Kosovës në arritjen e objektivave të saj demokratike./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...