Kryetari i Aleancës së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka vlerësuar zgjedhjen e Mark Rutte në krye të Aleancës së NATO-s, si lajm i jashtëzakonshëm.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se përvoja e tij e gjatë politike e diplomatike, është garancë për një udhëheqje të suksesshme të Aleancës së NATO-s, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se si Rutter gjatë kohës sa ishte kryeministër i Holandës ka qenë një prej mbështetësve të mëdhenj të proceseve demokratike në Kosovë.
“Shpresojmë se ai do të jetë një zë i fuqishëm në mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në NATO, që është synim i palëkundur i yni.”, ka shkruar ai.
“Falënderime pafund Sekretarit aktual të NATO-s, Stoltenberg si dhe urimet më të mira pasuesit të tij, Mark Rutte!”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...