Google ADS

Nis takimi Kurti – Borrell

15:42 | 26 Qershor 2024
E.K

Tashmë ka filluar takimi bilateral BE-Kosovë, përkatësisht takimi i Shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe kryeministrit Albin Kurti.

Pas takimit me kryeministrin Kurti, Borell do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në fund të takimeve dypalëshe kalohet në takimin trilateral: BE-Kosovë-Serbi.

Takimi Kurti- Vuqiq në Bruksel vjen për herë të parë pas më shumë se nëntë muajsh, me një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, kur një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau rreshterin Afrim Bunjakun./rtk

Të ngjashme