Në kuadër të takimeve që po zhvillon në Strasburg, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Theodoros Roussopoulos, me të cilin diskutuan rreth finalizimit të procesit të anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gërvalla e shoqëruar edhe nga Nënkryetarja e Kuvendit të të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Ambasadori Lulzim Hiseni shprehën mirënjohjen e thellë për rolin dhe mbështetjen e Presidentit në sigurimin e një procesi të drejtë dhe meritokratik brenda PACE.
Ajo më tej theksoi vlerësimin e madh të Kosovës për punën e përkushtuar të PACE dhe rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Kosovës për të përmbushur të gjitha detyrimet pas anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare.
Gërvalla nënvizoi rolin thelbësor të Presidentit të PACE në bashkëpunimin me Komitetin e Ministrave për të siguruar që anëtarësimi i Kosovës në KiE të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe në përputhje të plotë me opinionin e PACE./Arbresh.info/
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA