Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se është jashtëzakonisht i shqetësuar për kërcënimin me jetë që i është bërë gazetarit, Vullnet Krasniqi.
Krasniqi është kërcënuar me vrasje nga një qytetar i Luginës së Preshevës, nëpërmjet një videoje të publikuar në platformën Tik Tok.
“Unë jam në Prishtinë, dhëmbët kam me t’i shkulë me dane, kam me ta q* f*miljen, këtu kam me ta rrasë plumbin…Ta di adresën ku e ke saktë, ta dish, të banesës, mos shko në katund, mos thirr polici…”, dëgjohet ndër të tjera duke thënë personi në video, njofton AGK-ja.
AGK-ja, ka kontaktuar me gazetarin Krasniqi, dhe i njëjti aktualisht është duke e raportuar kërcënimin në Policinë e Kosovës.
Për AGK-në, një kërcënim i tillë është jashtëzakonisht shqetësues, i papranueshëm dhe i bëjmë thirrje urgjente Policisë së Kosovës që të marrë masat e duhura ta lokalizojë kërcënuesin e gazetarit Krasniqi.
Shqetësohemi për sigurinë fizike të Krasniqit, andaj ftojmë Policinë e Kosovës që t’i ofrojë mbrojtjen e duhur.
Për shkak të gjuhës së përdorur, AGK-ja, ka zgjedhur që të mos e publikoj videon ku kërcënohet me jetë gazetari, Vullnet Krasniqi./Arbresh.info/
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit