Zvicra po përgatitet të përballet me Italinë në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve të finales të këtij Evropiani, të planifikuar për të shtunën në orën 18:00.
Mesfushori zviceran, Granit Xhaka nuk dëshiron që të flitet për atmosferë negative, edhe pse goli i shënuar nga Fullkrug në ndeshjen e fundit në grup kundër Gjermanisë ka ulur pak moralin.
“Sinqerisht mendoj se Zvicra ka fituar më shumë respekt falë ndeshjes ndaj Gjermanisë. Mendoj që festimi i çmendur i gjermanëve për golin e barazimit e tregon këtë”, ka thënë Xhaka.
Edhe pse nuk u arrit vendi i parë, Xhaka shprehet se është plotësisht i kënaqur.
“Ne e mbyllim grupin të pamposhtur dhe me një ndeshje që nxori në pah të gjithë karakterin tonë. Ndaj Skocisë, kur ishim në disavantazh, reaguam në mënyrë të shkëlqyer. Në Frankfurt, ne pamë gjithashtu urinë e madhe të ekipit, le të shohim se ku ishim 6 muaj më parë, sot shoh një ekip me një mentalitet krejtësisht të ndryshëm dhe me vullnet të jashtëzakonshëm”, ka theksuar Xhaka./rtsh
Kosova me renditje historike në FIFA, pozicionohet e 101-ta
Konferenca për transparencë, përgjegjësi dhe drejtësi: Legji...
IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për ngacmim seksu...
KQZ bëhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asocacionit të Tru...
Rriten çmimet e ushqimeve në Gaza, një kilogram sheqer kusht...
Hoti: Qeveria Kurti braktisi dialogun për njohje, Marrëveshj...