Moti i keq ka prekur Italinë, duke shkaktuar një viktimë. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në zonën e Parmës, një 85-vjeçar humbi jetën pas vërshimit të përroit të Terminës.
Trupi i tij u gjet nga zjarrfikësit rreth orës 20:00 në Lido Valtermina, në komunën e Traversetolo.
Moti i keq ka shkaktuar edhe përmbytje të disa përrenjve dhe kanaleve. Lumenjtë dolën nga shtrati, nga Apeninet në fushën midis Modenës dhe Piacenza, ku është dhënë alarmi i kuq, duke detyruar evakuimin e personave të rrezikuar.
Dhjetëra rrugë janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe balta në kodra dhe male, ndërsa përmbytje janë shënuar në katet e poshtme të banesave dhe janë shembur ura të vogla./abcnews.al
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...